MPJ nuk ka asnjë info nga Beogradi për takimin Vuçiç-Rama
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri të ditur për ABCnews se Tirana zyrtare nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet serbe për një takim mes kryeministrave Vucic dhe Rama, për të cilin mediat e Beogradit thanë se do të zhvillohej në Nish. MPJ mohoi gjithashtu zërat për një pakënaqësi të Prishtinës zyrtare në lidhje me përfaqësimin e autoriteteve të Kosovës në këtë takim të përfolur.
Takimi i përforlur mes Aleksandër Vucic dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama, për të cilin mediat serbe bënë të ditur se do të realizohet në Nish, duket se ekziston vetëm në nivel deklaratash. Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, e kontaktuar nga ABCnews, bëri të ditur se pala shqiptare nuk ka asnjë njoftim përsa i përket një takimi të tillë, qoftë në rrugë zyrtare qoftë përmes komunikimeve të nivelit të lartë politik me Beogradin.
KOHA JONË SONDAZH

