Muaji i hapur i vaksinimit, Manastirliu apel qytetarëve: Qendrat të hapura 12 orë

Nga sot, 1 gusht, nis edhe muaji i vaksimit të hapur për çdo qytetarë që dëshiron të marrë vaksinat anti-covid.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi hapjen zyrtarisht të muajit për vaksinimin kundër koronavirusit të çdo qytetari që e ka mbushur moshën 18-vjeç.

Sipas ministres, qytetarët që duan të vaksinohen mund të paraqiten në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi me vetëm një kartë identiteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja përsëriti edhe njëherë apelin drejtuar qytetarëve që të mos neglizhojnë, por të vaksinohen, si e vetmja rrugë për të mposhtur pandeminë e koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën anti-covid. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?