Muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj nga Kavaja uron të gjithë besimtarët myslimanë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Me anë të një postimi në Facebook, shoqëruar me foton nga Kavaja uron të gjithë besimtarët myslimanë.

”Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?