Muharem Rama: Dibranët nuk shiten për vota!
Kryebashkiaku i ri i Dibrës, Muharrem Rama mohoi të jenë blerë vota në zonën e tij elektorale, duke theksuar se qytetarët e Dibrës nuk blihen me para.
Duke komentuar një video të publikuar në media ku shihet vëllai i tij kandidatit duke blerë vota në farmacinë në pronësi të tyre, kryebashkiaku Rama tha se njerëzit kanë shkuar atje për punësim.
Muharrem Rama: Gjatë këtyre ditëve të fushatës janë hedhur akuza kundër meje si trafikant droge, si kriminel. Ku jam trafikant unë? Kam punuar! Unë vetëm kam shëruar dhe u kam shërbyer me dinjitet qytetarëve të Dibrës. Kanë akuzuar edhe vëllezërit e mi. S’kanë lënë gjë pa thënë!
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5Lqx-uXNAsI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Sherefedin Shehu, mesazh dibranëve: Një ditë do t’ja kthejmë përgjigjen Ramës
KOHA JONË SONDAZH

