Mund të dalë Berisha nga skena politike? Bardhi: Edhe Basha është marrë i pandehur

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i cili prej disa muajsh është bashkuar me Berishën, komenton vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit dhe nëse mund të ketë një dalje të tij nga skena.

”Unë nuk mendoj që z.Berisha do të dalë nga skena. Nuk është hera e parë që një drejtues i opozitës është nën hetim. Ka ndodhur edhe me zt.Basha, i cili është marrë i pandehur nga viti 2018-2020 dhe kjo nuk ka ndikuar në veprimtarinë e tij politike.

Edhe në këtë rast me sa kam kuptuar, ai do ta vazhdojë veprimtarinë politike. Nuk është moment i mirë për opozitën. Në këtë moment, secili prej nesh do të duhet të japë shumë më shumë nga vetja për ta mbajtur partinë të bashkuar”, tha ai në ”News 24”.

SHKARKO APP