Mundësi i SK Tiranës fiton medaljen e parë olimpike për Shqipërinë, Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e shkëlqyer

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrien e medaljes së bronztë.

“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për hërë të parë një medalje në lojërat Olimpike. Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?