Mungoi në Kuvend, Rama takon kryeministrin bavarez: Fuqizim të marrëdhënieve ekonomike-tregtare
Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, lidhet me vizitën e tij në Gjermani. Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi që ka zhvilluar me homologun bavarez, Markus Soder.
Kreu i qeverisë, Rama e konsideron Soder një mik të Shqipërisë në rrugën drejt BE dhe shton se do të shtohet bashkëpunimi me Bavarinë në shumë fusha.
”Takim me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”.