Muri i Berlinit dhe shqiptarët‏, Roth: E ardhmja ka nevojë për memorie historike

Ai theksoi rëndësinë që ka, sidomos për rininë, përkujtimi i rënies së murit të Berlinit, i cili mishëronte jo vetëm ndarjen e Gjermanisë, por edhe përplasjen e dy ideologjive.

“Viti 2014 është një vit krejt i veçantë , që përkon me 25-vjetorin e rënies së murit të Berlint, simbolit të dukshëm të ndarjes së kontinentit Evropian. Kjo datë, që nënkupton një pikë kthese në histori, është e rëndësishme sepse vetëm ata që kanë qartësuar të shkuarën e tyre mund t’i kuptojnë më mirë sfidat e së  ardhmes, kjo vlen për Gjermaninë ashtu si edhe për Shqipërinë. Të mos harrojmë që edhe e ardhmja ka nevojë për memorie historike”, theksoi Roth.

Kurse ministri Bushati u ndal në rëndësinë e veçantë që pati rënia e murit të Berlinit jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën, pasi ajo shënoi fillimin e një rendi të ri, të cilin bota ende nuk e ka gjetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhënia mes Evropës dhe Shqipërisë artikulohet më së miri në shembjen e murit mes gjermanëve dhe shqiptarëve. Gjermanët dhe shqiptarët janë dy popuj që i lidh rrëzimi i murit. Për shqiptarët kjo mori një trajtë që i tejkalon caqet e kalimit të murit fizik të ambasadave apo telave me gjemba të kufijve. Dhe ashtu siç i lidhi të dy Gjermanitë, edhe shembja e murit tonë lidh Shqipërinë me Evropën. Sepse Evropën ne shqiptarët e lexojmë si kohën e bashkimit”, u shpreh Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?