Murrizi për ikjen e Hajdarit: Në partinë time nuk pranoj hajdutë

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se nuk do të ishte pjesë e partisë së re të Myslim Murrizi. Ajo tha se do të krijojë një forcë tjetër politike, duke shprehur bindjen se do të fitojë shumë mandate deputetësh.

Pas këtij vendimi, deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër duke e akuzuar Hajdarin për fushatë në favor të partive të tjera.

Në një intervistë për ‘Fax News’ Murrizi është shprehur se do mbledhë firmat dhe së shpejti do ta çojë kërkesën në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po mbledh firmat së shpejti do çoj kërkesën në gjykatë. Partia ime do quhet “Lëvizja demokratike shqiptare”. Rudina hajdari nuk ka qënë kurrë nismëtare për forcën e re politike dhe i ka shërbyer Nismës Thurrje, Hajdari ka marrë pjesë ne lëvizjen për mbledhjen e 50 mijë firmave. Në partinë time s’ka vend për bashkëpunëtorë të sigurimit, në partinë time nuk pranohen hajdutët dhe ish funksionarët e PPD do ti çoj në gjykatë për partinë time mbi 5 mijë firma. Do konkurroj me lista të hapura në 12 qarqe për 140 deputete. Së shpejti do propzoj ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor dhe të fshihen nga regjistrat e partive ata që nuk sigurojnë dot aq vota sa janë regjistruar në gjykata”,- deklaroi Murrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?