Mustafa Nano: Edi Rama, një përzierje e berishizmit dhe nanoizmit

Sipas Nanon, ashtu si Berisha, Rama ka tendencën për të qenë një lider i fortë.

Por, ka edhe tendencën të respektojë zërat kritikë brenda partisë, thotë Nano.

Demokracia brenda partive përcaktohet nga një set rregullash, normash dhe vlerave që bëjnë të mundur atë që ju e quajtët në fillim qarkullim të elitave apo zëvendësimin e klasave drejtuese të partisë. Kjo gjë në Shqipëri nuk ka qenë e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sa herë që është bërë zëvendësimit i kryetarit, e para, ka ndodhur vetëm zëvendësimi i kryetarit, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Pas një humbji në zgjedhje është tronditur e gjithë partia dhe është zëvendësuar i gjihtë lidershpi. Jo, lidershipi është ai që ka qenë dhe kjo është aryse që ne 20 e kusur vite shohim të njëjtet personazhë në politikën shqiptare. Nuk ka ndryshuar as kultura në politikën shqiptare, edhe udhëheqësit e rinj nuk kanë demonstruar një risi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti i Bashës, është rasti i qartë që ilustron këtë që them unë. Sepse Rama provokoi një këputje me një traditë të caktuar të partisë së vet.

Rama është një përzjerje mes stilit Berishian dhe stilit Nanoist. D.m.th ka tendencën për të qënë një lidër i fortë. Këtë e ka të huazuar nga kultura Berishiane. Por ka tendencën për të respektuar disa zëra kundër brenda partisë, prania e Blushit apo e ndonjë tjetri, apo shumë zerave të tjera.

Në këtë kuptim Rama është një përzjerje, përfaqëson një këputje të lehtë me traditën e partisë së vet, por nga ana tjetër nuk përfaqëson këputjen me traditën politike të këtyre 20 viteve, sepse sic thashë është një përzjerje e Berishizmit me Nanoizmit. Kurse Basha e ilustron mësë mirë këtë dukuri, sepse u bë disa muaj që nuk na ka lënë të kuptojmë që përfaqëson një risi, nuk na ka lënë të kuptojmë që ka ndonjë vizion të qartë të ndryshëm nga ai i mentorit të vet.

Është një njeri që vazhdon ta drejtojë PD, aq sa e drejton se unë jam i bindur që nuk e drejton, me të njëjtin stil, me ca konferenca që janë démodé dhe që unë nuk e kuptoj pse aplikohen akoma, është stili Berishian, ku përgatitet një fjalim për tu mbajtur, caktohet një deputet apo del zëdhënësja. S

ot ka mijëra mënyra për t’i thënë, pse duhet të nxjerrësh, të bësh butaforinë. Edhe stili denoncues vazhdon te jetë stili i vetëm i të bërit opozitë, edhe një numër të tjerësh elementë që tregojnë se te PD nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Ka ikur lideri, i cili edhe nuk ka ikur akoma, edhe kryetari i ri ështe më emër të ndryshëm, por jo me filozofi të vetëm apo të ndryshme”, ka thënë ai për emisionin “Tonight Ilva Tare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?