Muç Nano: Nuk e kuptoj policinë, janë rrahur 4 aktivistë dhe askush nuk reagon

Gazetari Muç Nano thotë se nuk e kupton sjelljen e policisë me dhunimin e aktivistëve për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Nano ngarkon plotësisht me faj Policinë e Shtetit për mungesë të reagimit dhe një përgjigjeje që duhet të kishte mbi këto akuza. “Mua më ka bërë përshtypje që nuk ka reagim nga Ministria e Rendit. Janë 4 njerëz, mes tyre edhe të njohur, që po ngrenë një akuzë, se janë trajtuar keq në polici dhe janë dhunuar. Heshtja e policisë më shqetëson, policinë e ngarkoj me faj, pasi nuk i kushton asgjë të japi informacion pse i ka ndaluar dhe a kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Policinë e Ardi Veliut nuk e kuptoj. Është një gjë e rëndë” është shprehur Nano në një intervistë për “Tema TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?