Mustafa: Vizitën e Kryeministrit shqiptar e presim prej 102 vjetësh

Kryetari i Komunës, Mustafa, theksoi se deklarata e zotit Rama në Beograd se “shqiptarët e Preshevës duhet të kenë të njëjtin status si serbët e Kosovës” është shumë e mirëpritur nga shqiptarët e Luginës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron  ka mbërritur në Preshevë. Kryeministri Edi Rama ka hyrë në sallën e këshillit të komunës së Preshevës ku do të marrë titullin “Qytetar Nderi” i akorduar gjatë mbledhjes së sotme.

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në këto momente në sheshin qëndror të qytetit të Preshevës për të mirëpritur Kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin që e shoqëron.

Edhe pse me masa të larta sigurie dhe tensione në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit, shqiptarët e Preshevës kanë dalë më flamuj dhe pankarta për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Të dërguarit e ATSH-së në Luginën e Preshevës bëjnë të ditur se e njëjta atmosferë është edhe në Bujanoc por edhe vendbanimet e tjera të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Para komunës së Preshevës janë rreshtuar të gjithë krerët e shqiptarëve të Preshevës. Agjencise së lajmeve “Presheva jonë¨ i është konfirmuar se është bllokuar autustrada nderkombëtare Beograd-Preshevë-Shkup-Tiranë për shkak vizitës së kyremnistrit shqiptar Edi rama në Preshevë

SHKARKO APP