Mustafaj: Nëse marrim një “Jo”, Meta duhet t’i japë dekoratën e dështimit Ramës
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj duke analizuar zhvillimet e fundit politike në vend, tha nga studio e “News 24”, se përballja e Metës me komisionin hetimor parlamentar ishte një veprim për t’u përshëndetur.
Ish-ministri Mustafaj foli edhe për negociatat, ku tha se është skeptik se KE do të ndërmarrë një hap pozitiv ndaj Shqipërisë. Nëse negociatat dështojnë, Mustafaj tha se Presidenti duhet t’i japë dekoratën e dështimit Kryeministrit Edi Rama.
“Dështimi dhe suksesi në masën 90-95 për qind janë të qeverisë. Luftën kundër korrupsionit nuk e zhvillon as opozita as presidenti. Ne jetojmë në një situatë ku kryeministri dhe bashkëpunëtorët i shmangen përgjegjësive. Nuk ka asnjë arsye që ta shmangë përgjegjësitë nga ky proces. Dhe siç duket nga të gjitha gjasat duke se integrimi do të dështojë”,-tha Mustafaj.
Lidhur me komisionin hetimor, Mustafaj theksoi se kreu i shtetit, por edhe deputetë e tjerë treguan një respekt të dyanshëm, ndërsa shtoi se vendin e toneve të ngritura e zuri debati dhe shpjegimi serioz. “Vajtja e Metës në Komisionin Hetimor ishte për tu përshëndetur. Situata ishte e qetë dhe pati shpjegime të qarta. Konferenca vinte pas takimet me Komisionit të Venecias, kjo konferencë linte të kuptonte se biseda ka qenë e hapur dhe pozitive. Deklarata se nuk do të largohet nga zyra e presidentit, është e përsëritur”, – tha ai.
I pyetur nëse fati i Presidentit varet nga Venecia Mustafaj u shpreh se: “Prania e opozitës së re dhe gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me kryeministrin, kjo bën të mendosh se ai ka numrat e nevojshëm, 96, për ta rrëzuar Presidentin. Ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese, sepse ajo do ta certifikojë rezultatin. Ky është një shantazh ndaj Metës dhe kjo është një manovër për të larguar opinionin publik nga skandalet, të cilat po shfaqen çdo ditë e më shumë. Presidenti e përdor gjuhën me dy kuptime për t’i folur kryesisht zotit Rama”.
KOHA JONË SONDAZH

