Mustafaj: Presidenti na njohu me informacione konfidenciale

Presidenti Ilir Meta takoi në mbrëmje përfaqësues të Këshillit të Ambasadorëve. Pas takimit, për mediat foli ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

“Ishte një takim realisht i dobishëm, pasi presidenti na njohu edhe me informacione konfidenciale lidhur me krizën që po kalon vendi, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të larta të drejtësisë. Ishte një takim i hapur,” tha Mustafaj.

I pyetur në lidhje me çështjen e referendumit, ai tha se “si Këshill i Ambasadorëve nuk ka mendim për referendumin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?