Naftëtarët hyjnë në Uzinë dhe i përgjigjen Ramës: Po tallen me ne! Këtu s’ka as privat, as pronar

Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria për problemet e tyre, prandaj dhe mëngjesin e sotëm janë futur me forcë në Uzinë!

Me thirrjet “duam lekët tona” naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ambientet e uzinës duke iu drejtuar vendeve të tyre të punës.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se qëllimi ishte për të treguar se kompania nuk ka pronar, madje ata thonë se kanë informacion se pronari është larguar. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama se është një marrëdhënie privat-privat dhe s’mund të ndërhyjë, Dautaj tha se këtu nuk ka asnjë privat.

Me të drejtën e Zotit ju treguat qytetari, kjo nuk është një protestë e dhunshme. Jemi këtu për të treguar se ky ka qenë një shoë i radhës. Këtu nuk ka pronar. Tani nuk funksionon asnjë zyrë, prej 1 viti ka vetëm heshtje. Është një tallje e madhe se janë të gjitha pajisjet hapur. Ne kemi dëgjuar që pronari është larguar.
Ne presim një përgjigje nga pronari që kemi në kontratë ose nga ministrja. Personat e tjerë janë tallur me ne. Nuk është problem për të marrë rafinerinë. Këtu nuk ka pronar, nuk vjen. Kush do na mbajë ne 10 policë”, tha Dautaj.

“Kjo është prona jonë. Ose të vijnë të fillojë puna, ose të na japin çfarë na takon”, tha Dautaj. “Ku është politizimi këtu. Ne duam gjakun tonë, djersën tanë”, tha ai.

SHKARKO APP