Nano si PP e qeverisë!

Nga Arben Vata

Bishti i qenit, bisht qeni mbetet sado që ta drejtosh

Unë nuk e kam ndjekur shërbimin e fundit mediatik të Fatos Nanos ndaj qeverisë aktuale, por nisur nga shërbimet e mëparshme nuk është e vështirë të kuptosh se:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Nano, pavarësisht piruetave politike, nuk mund të ishte apo të bëhet i djathtë. Si i tillë është i pa kuptimtë entuziazmi i të djathtës kur kujton deklaratat fyese të Nanos për Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Politika edhe si profesion është profesion i lashtë sa edhe prostitucioni. Nano ka treguar se është prostitutë politike (PP), që ka dalë në pension të parakohshëm por vesi nuk e lë ta pranojë këtë fakt.

-Nano si i tillë (PP,) më ngjan shumë (jo vetëm nga pamja) me disa gazetarë të Tiranës që ashtu si Nano, ushtrojnë zanatin e prostitutës mediatike sa herë ka zgjedhje apo sa herë ua kërkon padroni politik apo mediatik i radhës.

-Pozicionimi i tij sa djathtas e majtas në këto 16 vitet e fundit është ndikuar nga interesi për tu bërë President, një post që pikërisht e majta ia ka mohuar më së shumti gjithë këto vite.

-Mos u mërzisni pse Nano flet kështu një herë në 4-5 vjet, pasi më shumë sesa makiazh për qeverinë, morali politik i Nanos tregon se çfarë vlerash kërkon të mbledhë rreth vetes e majta. Nga e gjithë kjo histori, më vjen keq për disa miq që akoma kujtojnë se Nano është një politikan rrace. PP rrace, po është me të vërtetë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?