“Narcotica”, Rama sulmon Rai 3: Kjo nuk është gazetari
14 tonë kokainë të kapura para se të niseshin me nëndetëse drejt Shqipërisë, mbjellja e 1 të tretës së Shqipërisë me kanabis në vitin 2019 janë vetëm disa prej zbulimeve të bëra nga emisioni italian ‘Narcotica’, që ka goditur aq shumë qeverinë aq sa edhe Edi Rama ka vendosur të sulmojë televizionin italian Rai3.
Pas zv/ministres Rovena Voda dhe ministrit Sandër Lleshi, Edi Rama, kryeministër, ka vendosur të sulmojnë mediat që i nxjerrin të vërtetat në shesh.
Për Edi Ramën, emisioni ‘Narcotica’ nuk është gazetari dhe s’ka asnjë lidhje me gazetarinë.
“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.
Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, shkruan Rama në Twitter.
Çdo media që sulmon Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që nxjerr të vërtetat që ky i fundit kërkon ti fshehë, nuk është gazetari.
Tani përveç sulmeve ndaj medieve në Shqipëri, Edi Rama dhe ushtarët e tij kanë vendosur të sulmojnë edhe mediat ndërkombëtare.