Nard Ndoka: Dhuna e Policisë në Shkodër, e turpshme
Deputeti Nard Ndoka ka sulmuar ashpër policinë e shtetit për aksionin kundër tregtarëve të duhanit në Shkodër. Këta të fundit u përplasën me doganierët dhe gjendja përshkallëzoi. Ndoka thotë se rasti i shefit të Krimit Ekonomik që kërcënon me pistoletë është i turpshëm.
REAGIMI
Dhuna e Policisë së Shtetit në Shkodër e turpshme! Gangsterët e veshur me pushtet dhe uniformë policie nga kryeministri Rama, terrorizuan fshatarët që tregtojnë duhan në Shkodër. Gjoja në emër të së ashtuquajturës “luftë kundër informalitetit”, kërcënohen dhe grabiten qytetarë që punojnë sa për të mbajtur frymën.
Dënoj me forcë atë shfaqje të shëmtuar dhe të rrezikshme sot në Shkodër nga Shefi i Krimit Ekonomik, si dhe i bëj thirrje kryeprokurorit Llalla të nisë hetimet për ngjarjen. Sikur të mos mjaftonte lënia në mëshirë të fatit, pa asnjë lloj mbështetje e subvencioni, apo edhe tallja e Ramës kur i kërkon të pajisen me NIPT, fermerët sot duhet të durojnë edhe dhunën verbale e fizike nga gangsterë të veshur me pushtet në Policinë e Shtetit.
Nëse Policia, Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ai i Financave e kanë seriozisht luftën ndaj informalitetit, le t’i dalin përballë trafikantëve dhe kultivuesve të kanabist, le t’i dalin përballë “peshqve të mëdhenj” që bëjnë evazion fiskal nën hundën e shtetit. Të tregosh muskujt dhe armët me fermerët që rropaten nga mëngjesi në darkë, tregon batakun se ku ka rënë shteti ynë nën qeverisjen e Rilindjes.
KOHA JONË SONDAZH

