Nard Ndoka: Votuam Malin e Zi për në NATO, por atje shkelen të drejtat e shqiptarëve

Deputeti Demokristian Nard Ndoka ndersa deklaroi voten Pro marreveshjes per Malin e Zi ne Nato, ndryshe nga te gjithe deputetet e tjere qe ne korr vetem thurren lavde, tha se:

– Në Mal te Zi, po shkelen te drejtat e shqiptarëve.
– Kryetari i Parlamentit Malazez, te nxise dialogun dhe konsensusin me deputet shqiptare në parlamentin Malazez.
– Dipllomacia shqiptare e ftohte dhe jo operuese ne favor te faktorit shqiptar.
– Perfaqesimi politik, Ligji i detit, fjalori i ri i Akademisë së Shkencave, privatizimi i ‘Krypores’ në Ulqin, ndarja e komunave shqiptare, ishin nder problemet kryesore te shqiptareve.

Ndoka në fjalen e tij sot në Kuvend, theksoi se keto shqetesime janë ngritur edhe nga deputeti shqiptar në Mal të Zi, Z.Nik Gjeloshaj. Ndoka shtoi, se është e pafalshme që Ministri për Pakicat, nuk është nga komuniteti shqiptar. Ju kerkua delegacionit dhe kryetarit te parlamentit Malazez, te intensifikojë mundesitë për krijimin e një klime integruese dhe përfaqesuese për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Ndoka mbeshteti me vote, pro, ratifikimin e marrveshjes midis NATO-s dhe Malit te Zi, në Kuvendin e Shqipërisë. Së shpejti një përfaqesi e komunitetit shqiptar në Mal të Zi, do të pritet nga Presidenti dhe Kryeministri Shqiptarë, për tu njohur me problemet dhe harmonizuar qëndrimet në të ardhmen

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?