NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë, Manastirliu: Kohët e vështira nxjerrin në pah vlerat njerëzore
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se NATO ka dhuruar 60 respitratorë të rinj për spitalet COVID.
Manastirliu shkruan më tej, se me respiratorët e rinj do të kemi kapacitet më tepër për përballimin e situatës. Ajo thotë se fryma e solidaritetit, është filli që na bashkon e na bën më të fortë, në një front, në luftën kundër COVID-19.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
Kohët e vështira nxjerrin në pah vlerat më të mëdha njerëzore.
#Fryma e solidaritetit është filli që na bashkon e na bën më të fortë, në një #front, në luftë kundër #COVID19.
Mirënjohje aleatëve tanë të NATO-s që edhe kësaj here janë krah nesh, në këto kohë të vështira.
60 respiratorë të rinj, do të rrisin akoma më tepër kapacitetet e terapisë intensive në spitalet COVID dhe në strukturat shëndetësore rajonale, për përballimin e situatës #COVID19
#MëTëFortë
#BASHKË