Ndahet nga jeta ish-ministri i Çështjeve Sociale, Kosta Barka

Ndahet nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Tritan Shehu. Mësohet se Barka, ka humbur jetën nga një sëmundje autoimune.

“Kosta Barka nuk është me midis nesh!
Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta.
Humbëm nje mik të pazëvendësueshëm.
Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rallë!
Një politikan konsekuent, me principe e parime të qarta e të palëkundshme.
Një demokrat të oreve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra…
E humbi PD e gjitha.
E humbëm të gjithë!
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit te tij, të gjithëve!
Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?