Ndahet nga jeta këshilltarja bashkiake, Veliaj mesazh prekës: Mësuese, nënë, aktiviste dhe këshilltare shembull

Ka ndërruar jetë në moshë të re drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak! Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes”.

Ajo vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk ka arritur dot ta mposhtë duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 35-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?