Ndahet nga jeta Nënë Tereza, bija e Kapidanit të Mirditës dhe recituesja brilante në latinisht

Një grua 95-vjeçare me emrin Terezë Filopati ka ndërruar jetë. Ajo njihej në mbarë Mirditën si Nënë Tereza, fliste shkëlqyer latinishten dhe ishte predikuese brilante e fesë katolike. Ishte bijë e Kapidanit të Mirditës.
Duke qenë bijë e një kullë me emër në Mirditë dhe me lidhje të forta në Shkodër, ku katolicizmi u persekutua dhunshëm nga komunizmi, ajo ishte qelizë e gjallë e katolicizmit në Mirditë ku u martua në një familje me mbiemrin Filopati, familje e cila kishte dhënë kontribute të mëdha në fushën e arsimit. Ajo u martua me intelektualin Zef Filopati, i cili njihet në krejt Mirditën si një prej mësuesve të parë dhe më të dashur për krahinën.
Nënë Tereza njihej dhe respektohej nga krejt komuniteti mirditor për fisnikërinë e saj dhe kulturën në gjuhën e vjetër të Vatikanit, në latinishte.
Grua zonjë e cila deri ditën e fundit të ndarjes nga kjo jetë, ishte mendjekthjellët dhe gazmore.
Para disa muajsh Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkoi dhe e takoi Nënë Terezën në fshatin Kodër-Rrëshen në Mirditë ku ajo jetonte.
Foto e Nënë Terezës me Presidentin bëri xhiron e rrjetit në facebook.
Sot Nënë Tereza ndërroi jetë!

Ndërkohë, Gjergj Marku, drejtori i Kulturës në Mirditë shkruan:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shuhet NANË TEREZA, bija e Kapidanatit të Mirditës!….
(Më është duk si një “prerje në besë”, kjo ikje e beftë e nanlokes, Terezë Filopati, bijë e derës së Gjomarkajve, pikërisht mëngjesin e sotëm. Kishim projekte për 100-vjetor, por jeta kështu qenka, ata njerëzit e mirë, por të mirët shumë, Zoti i dashka për vete, dhe nëse ka marrë në qiell një engjëll hyjnor, është pikërisht Nanë TEREZA e Mirditës.
Personalisht për mua është fat, që e njoha nga afër një njeri të tillë me vlera të jashtëzakonshme; dhe profesionalisht është rrëfimtarja më ekselente për jetën e mbi 95 viteve të saj, por dhe për derën Kapidanore, dhe Uratet e saj unike tek Kisha e famshme e Oroshit që buronin si mjalta nga goja e saj. Është një pasuri që do i mbetet Mirditës rrefimtaria e saj, dhe unë pata fatin ta intervistoja si në Koder Rrëshen, tek Filopatët, ku ajo jetonte me familjen, por dhe në trojet e vjetra të Gjomarkajve, ku mori formimin si mirditase me virtyte të rralla.
Pushofsh në Paqen e Zotit, Nanë Tereza jonë!
Ngushëllime të thella familjarëve, të afërmve dhe dashamirëve të pafundëm të saj!)

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

Shuhet NANE TEREZA, bija e Kapidanatit te Mirdites!….

(Me eshte duk si nje “prerje ne bese”, kjo ikje e befte e…

Posted by Gjergj Marku on Wednesday, April 7, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?