Ndarja nga jeta e deputetit Bashkim Fino, qeveria shpall 29 marsin ditë zie kombëtare
Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19.
Për nder të tij, Qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin, duke e shoqëruar me emoji, një zemër të zezë.