Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, Basha: As diktatura nuk ia errësoi dot shkëlqimin

Ngushëllimet familjes Luarasi për ndarjen nga jeta e ikonës së Teatrit, Edi Luarasi në moshën 81-vjeçare, pasi një sëmundje të rëndë, i përcjell edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në mesazhin e tij, Basha thekson se as diktatura nuk ia errësoi dot shkëlqimin në skenë.

”Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena”.

Mesazhi i plotë nga Lulzim Basha

Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi.
Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj.

As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena.

Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve.

Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe!

SHKARKO APP