FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndarja nga jeta e kolonelit Neshet Shena, Meta: Do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta parkohe të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena

Meta shkruan se Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.
Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.
Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe! ??”, shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?