Nderimi i Feçor Shehu/Doda: Nëse një i djathtë nuk e di rolin që ka pasur ish-Sigurimi i Shtetit, urgjent të shohim nga vetja
“Kjo është pasoje e mungesës se ideologjisë që po na varfëron çdo dite shpirtërisht dhe intelektualist. Nëse një i djathte ende nuk e din rolin gjakatar te shërbimit sekret apo dyshon ende ne gjenocidin dhe masakrat qe komunistet kryen qysh gjate luftës dhe pas mbarimit te saj, atëherë kemi nevoje urgjente te shohim nga vetja”, thekson deputetja demokrate.
E revoltuar për aktin e pa papranueshëm te përfaqësuesve lokal të PD-se Doda theksoi “ e djathta nuk është komuniste, nuk është as bashkëfajtore e as mund te jete bashkëvuajtëse me krimet e komunizmit, qofshin ato para dhe pas lufte por është viktime e këtyre krimeve.”
Me tej ajo shtoi se “ne duhet te krijojmë te gjitha mundësitë qe te zbardhim historinë tone te largët dhe te afërt te shekullit te kaluar, dhe mbi bazën e te vërtetave te nxjerra ne dritën e diellit sado te vështira qofshin te reflektojmë dhe te nisim një histori me te mire politike dhe njerëzore.”
KOHA JONË SONDAZH

