Ndeshjen “Berisha-Basha”, kryeministri Rama do ta ndjekë nesër nga kafja në Surrel
Nesër në ora 12.00 (datë 8 janar 2022) do të jetë ndeshja finale “Berisha-Basha”, por vetëm me një takim te oborri i PD-së. Pra nesër njeri merr Selinë qendrore përfundimisht dhe tjetri ikën në shtëpi.
Ndeshja nuk ka arbitër, por gjithsesi topin e parë do ta shkelmojë Edi Rama që do ta kalojë te zyra e Bashës. E më pas Kryeministri Rama, si tifoz neutral, do ta ndjekë ndeshjen në fjalë nga kafja e Surrelit.
Kurse ministri i brendshëm Bledi Çuçi, me një helikopter amerikan, do ta shikojë duelin nga ajri, mu mbi selinë e PD-së.
Mësohet se numri dy në Selinë Blu do të ketë mbathje çeliku, sepse tifozat nga Mamurrasi e kanë me shumë qejf një përqafim dhe foto me njeriun e dytë, pas Lulit. Në sulm për Berishën luajnë Flamur Noka dhe Edi Paloka. Nga ekipi i Lulit do jenë vetëm me një sulmues, Grida Duma.
Ndërkohë kryebashkiaku tiranas, Erion Veliaj ka hequr krejt pllakat e gurit përgjatë udhës që të shpie të dalja e fshehtë e Bashës. Eshtë menduar që të ketë sa më shumë ambulanca afër pallatit të Kastratit.
Mëqënëse ndeshja luhet mes Xhamisë së Madhe dhe Katedrales katolike është menduar, sipas rastit, të ketë një Falje dhe një Lutje!

KOHA JONË SONDAZH

