Ndihma për Ukrainën, Rama: Nuk e bëjmë për të luftuar me gratanongratat e Tiranës

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ka tronditur mbarë botën, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria dhe politika. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qëndrimeve të Sali Berishës, ku thotë se në Shqipëri ka politikanë dhe analistë që përdorin luftën në Ukrainë, për të sulmuar qeverinë. Përmes një postimi në Twitter, Rama nënvizon se ndihma nuk është dhënë për të luftuar me gratanongratat e Tiranës.

”Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”.

Mes të tjerash, kryeministri Rama thekson se pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i vogël, është dëgjuar me respekt për këtë çështje.

“Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”.

Sot është dita e 7 e luftimeve në Ukrainë. Rusa vendosi të niste pushtimin e ukrainës më 24 shkurt dhe deri tani autoritetet ukrainase raportojnë për më shumë se 2000 civilë të vrarë, ndërsa OKB thotë se rreth 875 mijë persona janë larguar nga Ukraina.

SHKARKO APP