Ndihmëssekretari amerikan Robinson në Shqipëri takon Kryeministrin dhe kreun e SPAK, Altin Dumani
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, ka mbërritur ditën e hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të Depratamentit Amerikan të Shtetit, ai do të qëndrojë në kryeqytet deri më 20 mars. Paraditën e sotme ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Gjatë qëndrimit dyditor, Robinson do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve.

