Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, bie në pranga agjenti i Forcave Operacionale. SPAK dhe BKH në sulm ndaj krimit

Policia dhe prokuroria po hetojnë vrullshëm mbi aktivitetin e Ervis Martinajt që është shpallur në kërkim nga SPAK.

Agjentë të shumtë po kontrollojnë çdo lidhje të Martinajt duke sjellë edhe disa arrestime.

Jeton Lami, agjent i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe më pas ka transportuar me automjet të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Mësohet se punonjësi i policisë së shtetit shoqëronte Ervis Martinaj i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit J. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po kështu SPAK dhe BKH po hetojnë edhe disa vila në Tiranë ku dyshohet se fshihen disa të kërkuar të tjerë. Me agjentë specialë, të mësuar në SHBA, po survejohet banda e Ervis Martinajt dhe e konkurentëve të tij.

SHKARKO APP