Ndiqni konferencën LIVE të Kryeministrit Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë live në rrjetet sociale me pyetje nga qytetarët.
Pyetjet janë dërguar nga qytetarët gjatë 4 ditëve të fundit. Kryeministri ka zgjedhur që përgjigjet t’i japë live në Facebook.
Kultivimi masiv i kanabisit, papunësia, korrupsioni… Këto janë disa nga çështjet kryesore për të cilat po e pyesin kryeministirn Edi Rama, ndjekësit e tij në Facebook.
Kryeministri Edi Rama foli fillimisht për reformën në drejtësi. Ai tha se Vetingu do të kalojë me 84 vota, pasi PD-ja është kundër.
“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq nuk e kemi konsensusin e PD-së. Vetingu në Kuvend do të kalojë me 84 vota…ose më shumë”,- u shpreh Kryeministri.
Kreu i qeverisë ka folur dhe për temën e funksionimit të koalicionit qeverisës. Ai tha se koalicioni duhet parë në disa nivele. Niveli i parë, sipas Ramës, është ai i funksionimit në terren. Kryeministri tha se ka jo pak probleme në këtë fazë. Por ajo që e është më e rëndësishme ka të bëjë më funksionimin e koalicionit në tersi. Rama tha se koalicioni ka realizuar shumë reforma.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10153970798011523/
KOHA JONË SONDAZH

