Ndjekësit i kërkojnë të fusë Lulin LIVE, Rama: Po fle tani, nga ora 12 zgjohet

Ditën e sotme, gjatë një komunikimi live me ndjekësit në “Facebook”, një prej tyre kërkoi që Kryeministri Edi Rama të fuste Lulzim Bashën live.

Rama u përgjigj me humor, duke thënë: “Po fle tani, nga ora 12 zgjohet”.

Kryeministri shtoi: “Dje më ka kërkuar përsëri dhe do t’i jap një përgjigje. Ai feston vitin e ri, fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon me 22 qershor. Por këtë herë është zgjuar, më ka surprizuar.”

Prej ditësh, Rama dhe Basha komunikojnë nëpërmjet videove në rrjetet sociale, duke shkëmbyer ironi me njëri-tjertin.

SHKARKO APP