Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Arrestohet lideri opozitar

Arrestohet lideri opozitar

Kryesore
E mërkurë, 19 Mars 2025 15:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Turqi është arrestuar një prej kundërshtarëve më të njohur të Erdoganit – kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu. Ai akuzohet për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizata që veprojnë kundër vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryetari i bashkisë së  Stambollit  Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe veprim kundër interesave të shtetit. Edhe disa mbështetës të tij janë arrestuar. Arrestimi është bërë vetëm pak ditë para emrërimit të tij si kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që janë planifikuar për vitin 2028. Nominimi zyrtar i tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale është dashur të bëhet të dielën. Ekrem Imamoglu konsiderohet si kundërkandidati më i fuqishëm dhe më serioz i presidentit turkRecep Tayyip Erdogan. Ai është arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale, njofton agjencia e lajmeve Anadolu, e cila i referohet burimeve nga Prokuroria. Bëhet fjalë, sipas këtyre burimeve, për korrupsion me tenderë në administratën e qytetit. Janë arrestuar edhe persona të tjerë, kumtoi Prokuroria.

Mund t'ju interesojë

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Para 2 orësh
PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00. Në ora 14.00 do mblidhen studentët

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00. Në ora 14.00 do mblidhen studentët

Para 2 orësh
Berisha, Rama dhe Protesta

Berisha, Rama dhe Protesta

Para 13 orësh

Bëhet fjalë për rreth 100 persona të arrestuar, ndër të cilët ka edhe biznesmenë dhe gazetarë. Imamoglu dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen edhe për mbështetjen e Partisë Punëtore Kurte (PKK), thuhet në njoftimet e Prokurorisë. PKK në Turqi konsiderohet si organizatë terroriste.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Imamoglu ka publikuar sot në mëngjes një video në platformën X ku thotë se para shtëpisë të tij janë mbledhur qindra policë. “Ne jemi në prag të një tiranie të madhe”, shkroi ai dhe shtoi: Nuk do të dorëzohemi!

Arrestimi në prag të nominimit

Disa stacione televizive raportuan se policia ka hyrë edhe në rezidencën e Imamoglu dhe ka bastisur ndërtesën. Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka vendosur që të ndalojë për katër ditë mbajtjen e protestave në Stamboll. Janë ndaluar tubimet dhe janë kufizuar edhe platformat në internet. Pas arrestimit të Imamoglu, organizata monitoruese e internetit NetBlocks raportoi se qasja në disa platforma online në Turqi është kufizuar. Këto përfshijnë X, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Opozitai përshkruan këto veprime si “përpjekje për grusht shteti”. CHP është partia më e madhe opozitare në Turqi. Ajo kumtoi se qëllimi i arrestimeve është të pengojë popullin që të zgjedhë vetë presidentin e ardhshëm. Krerët e partisë i kanë bërë thirrje 1.7 milionë anëtarëve të partisë që të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme të kandidatëve kryesorë të CHP për president, pavarësisht arrestimit. Zgjedhjet e ardshme janë planifikuar të mbahen në vitin 2028, por vëzhguesit presin zgjedhje të parakohshme.

Anulimi i diplomës universitare

Mundësia e veprimeve ndaj Imamoglut është paralajmëruar edhe më parë. Dje u bë e ditur se Universiteti i Stambollit i ka anuluar Imamoglut diplomën universitare. Diploma universitare është një parakusht për të kandiduar për president. Arsyeja e anulimit thuhet të jetë një ndryshim i paligjshëm në universitet. Televizioni TRT njofton se me këtë shpjegim u janë hequr diplomat akademike edhe 27 personave të tjerë.

Revokimi i diplomës së Imamoglut nuk ka pasoja për të drejtën e tij që të ushtrojë mandatin e kryetarit të bashkisë. Imamoglu deklaroi se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi në gjykatë, por ai ka humbur besimin në gjykime të drejta. Imamoglu mund të përballet edhe me dënime me burg dhe ndalime për disa raste të tjera.

Avokati i tij Kemal Polat i tha agjencisë së lajmeve dpa përpara arrestimit të sotëm se Imamoglu mund të kandidonte si kandidat presidencial vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 15 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 34 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.