Kryeministri Rama publikon dokumentin: Do të anulohen lejet e legalizimit në hapësirat publike!
Një reformë e re për kontrollin e territorit do të merret nga qeveria, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
”Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”,-shkruan Rama.
Rasti i lokalit në foto, i publikuar nga kreu i qeverisë ndodhet në Tiranë.
Me një vendim që mban datën e sotme, shtesa e legalizuar e këtij lokali në tokë publike, është anuluar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Legalizimi i këtij objekti ishte bërë më datë 12 Mars 2025.
KOHA JONË SONDAZH



