Ndoka kërkon bashkinë e Dibrës, përparësinë e ka një kandidate femër
Zgjedhjet në Dibër, për postin e Kryetarit të Bashkisë, i janë bashkuar dhe të tjera parti politike. Interesimin e shfaqur, për Dibrën e kanë shfaqur dhe partitë si; Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Kristiandemokrate dhe Lidhja Demokristiane.
Në një deklaratë për mediat, thuhet se është rënë dakort, që në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër me 11 Shtator, të dalin me një kandidat të përbashkët.
Sipas tyre, mazhoranca aktuale nuk ka të drejtën morale të paraqesë kandidat.
Më tej në deklaratë thuhet se: “Në këto zgjedhje ka shumë rëndësi integriteti dhe morali përballë qytetarve Dibranë. Është momenti që mos të votojmë me sy mbyllur kandidatët që ofrojnë partitë e vjetra, por të vlersojmë kandidatët në radhe të parë, garancitë e tyre intelektuale, profesionale dhe morale. Demokristianët janë në fazën e vendimarrjës të përzgjedhjes se kandidateve, që janë propozuar nga strukturat tona”.
Partitë kanë zbuluar që përparsi për postin e ka një kandidate femër. Më tej në deklaratë thuhet se: “Një emër i njohur për Dibranët dhe një garanci për fitore me 11 Shtator për krybashkiake të Dibrës”.
KOHA JONË SONDAZH

