Ndriçohet kalaja e Himarës, ministri Gonxhja publikon pamjet: Investim që rrit vlerën turistike të saj

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë në rrjete sociale pamje nga kalaja e Himarës e ndriçuar, ndërsa shkruan se ky investim rrit vlerën turistike të kalasë.

Ndriçohet Kalaja e Himarës!

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore – MEKI ka aprovuar projektin e ndriçimit dekorativ të Kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i Bashkië së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli i VIII-të. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin“, shkruan ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?