Ndryshime në qeveri, ikin dy zëvendës ministra. Ja detyrat që marrin
Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci. Ata që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia.
Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada. Zëvendës ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci.
Ai propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan. I rikthehet diplomacisë aktive ish-ambasadori jonë në Izrael Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat. Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare në Kroaci.
Në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme paraditen e të mërkurës doli për dëgjesë diplomati Ernal Filo, i përzgjedhur për të qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Ukrainë. Diplomati karrierës Ernal Filo për disa vite ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Malin e Zi. /Top Channel/