Ndryshimet kushtetuese, Doda: Rama i vetëm në çmendurinë e tij, po e shkruan vetë fundin që meriton

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda duke iu referuar nismës së mazhorancës për ndryshimet kushtetuese, deklaron se tashmë Edi Rama është i vetëm në çmendurinë e tij për të zhbërë të gjithë sistemin me parlamentin e tij gjysmak.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Doda shprehet se aspiranti për diktatoruc po e shkruan vetë fundin që meriton, por me gjasa do jetë ngjarje tejet e trishtueshme në historinë politike shqiptare, fundi i tentativës së tij të marrëzisë.

“Nuk ka më asnjë argument… nuk gjen dot më asnjë alibi, asnjë mbështetje…

Swiss Digital Desktop Reklama

I vetëm në çmendurinë e tij, po tenton një akt alla-Chavez duke tentuar të ç’bëjë gjithë sistemin me një parlament gjysmagjel e që nuk përfaqëson më askënd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne ëte humnerë shqiptarët nuk do të ndjekin dhe çdo akt do të konsiderohet ilegjitim dhe atentat ndaj sistemit demokratik në vend. Aspiranti për diktatoruc po e shkruan vetë fundin që meriton, por me gjasa do jetë ngjarje tejet e trishtueshme në historinë politike shqiptare, fundi i tentativës së tij të marrëzisë”, shprehet Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?