Ndryshimet kushtetuese, Rama i mbyll derën ndërkombëtarëve, Spiropali: S’ka punë ODIHR-i këtu!

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ku opozita ka kërkuar që palët t’i drejtohen eksperiencës më të mirë për çështjet zgjedhore, asaj të ODIHR-it, për të shqyrtuar ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës nga ana e mahoprancës në Kuvend, ndryshime këto që prekin në zemër procesin zgjedhor, Edi Rama ka vendosur të refuzojë çdo konsultë me ndërkombëtarët.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për ndryshimet kushtetuese dhe kundërshtimin e tyre nga opozita për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor.

Spiropali injoron kërkesën e opozitës duke theksuar se ODIHR nuk ka punë me sistemet zgjedhore apo me ndryshimet kushtetuese.

Sipas saj, për këtë vendos Kuvendi ndërkohë që Këshillit Politik i mbetet vetëm puna e reflektimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë Spiropali i bën thirrje opozitës, që deri nesër të kenë sjellë propozimet në Këshillin Politik për pragun zgjedhor dhe afatet e listave të veçanta, por duke shtuar se ky nuk është një ultimatum.

”Për çfarë duhet këshilli politik më. Kur opozita jashtëparlamentare refuzon realitetin. Ne duhet të njohim legjitimitetin e Këshillit Politik. Kurse Këshilli Politik nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit.

Përfaqësuesit tanë të mbajnë qëndrim. Në këtë fazë opozita vijoi këmbënguljen. Të presësh rezultatet e gabuara të çon vetëm në humbje. Sipas tyre ruajtja e koalicioneve është zgjidhje.
Insistuan PD- LSI se ndryshimet kushtetuese u kryen në shkelje të 14 janarit dhe 5 qershorit. Tani thonë që këto nuk pengojnë koalicionet. Vijojmë të themi se ndryshimet kushtetuese kanë kaluar në parlament, janë në fuqi. Këshilli Politik punën e vetme që mund të bëjë është të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Kemi kërkuar që brenda të premtes të paraqesin propozimet për pragun zgjedhor, s’kanë ide për këtë.
U kemi kërkuar të paraqesin listën unike, afatet, dhe si do kryhet. Nuk e kuptoj pse vijojmë t’ua kërkojmë. E kanë refuzuar legjitimitetin. Ne i bëjmë ende pyetjen. çdo të thotë t’i drejtosh ODIHR kërkesën, ne s’kemi ende një draft. është bllokuese. Opozita bllokoi depolitizimin e administratës zgjedhore. Deri nesër kanë kohë të sjellin propozimet. Nuk është ultimatum, por kërkesë e aryeshme. Nuk janë pjesë e institucioneve dhe pasojat duhet t’i kenë ata. ”- tha Spiropali.

Ditën e djeshme në një reagim për News24, zyra e ODIHR u tregua e gatshme të ofrojë ndihmë ndaj Këshillit Politik, por duket se mazhoranca nuk do marrë në konsideratë kërkesën e opozitës që ODIHR të japë ekspertizë për ndryshimet kushtetuese.

SHKARKO APP