Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Do i kontestojmë! Rama frikë dhe tmerr nga zgjedhjet, por s’ka formulë që e shpëton
Kryedemokrati Lulzim Basha i ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në një takim me bizneset, komentoi ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojnë sot në Kuvend.
Ai tha se opozita do kontestojë çdo ndryshim antikushtetues, ndërsa shtoi se qeverinë e Rmaës, që e quajti bandë hajdutësh, nuk ka asnjë formulë që e shpëton nga humbja e zgjedhjeve.
Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse kjo bandë e ka katandisur kështu vendin. Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët.
Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”,- tha kryedemokrati.