Ndryshimet në qeveri. Aleksandër Çipa: Koha e ministrave axhami ka përfunduar
Gazetari Aleksandër Çipa shprehet se vonesat e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet do të sjellin kosto në zgjedhje.
Në një shënim në Facebook, Çipa shton se kryeministri duhet të heqë dorë nga ministrat rishtarë dhe axhami.
“Çdo vonese ditësh në riberjen (e fundit per mandatin), e kabinetit qeveritar prej kryeministrit Rama, është një bjerrinë e pashmangshme elektorale dhe politike.
Koha eksperimentuese me ministra axhami dhe me promovime rishtaresh (qe mbesin si te tille pamvaresisht kohes qe konsumojne), ka mbaruar.
Nëse nuk e vlerëson si të tille, atëherë, je duke refuzuar fatin e mbarimit tënd kryeministror”,- shkruan Çipa në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

