Ndryshimet në statutin e PD-së, Bardhi dhe Gjekmarkaj bëhen nënkryetarë pa u hedhur në votim
Kjo e martë do të jetë vendimtare për PD-në e Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit, pasi pas bashkimit dhe dalja bashkë në protestën e madhe të 20 shkurtit, do të vuloset edhe me riorganizimin. Nga ana tjetër zbardhen ndryshimet në statutin e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha dhe që mundësojnë që Gazment Bardhi e Agron Gjekmarkaj të bëhen nënkryetarë pa u hedhur në votim. Në kryesi hyjnë pa votim:
Jorida Tabaku
Zheni Gjergji
Dhurata Cupi
Ferdinand Xhaferri
Ervin Salianji
Tomorr Alizoti
Helidon Bushati
Dy nenet që ndryshojnë:
Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;
Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.
Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit.
Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.