Emergjenca koronavirus. Rama: Nga nesër në orën 13:00 deri ditën e hënë mbyllet gjithçka! Të gjithë brenda!
Kryeministri Edi Rama në një mesazh drejtuar qytetareve deklaron se duke nisur nga nesër ndryshon regjimi i lëvizjes.
Kreu i qeverisë tha se nga nesër orari i levizjes do të jetë 05.00 – 13.00, dhe me pas gjithcka do të jetë e mbyllur, deri në ditën e hënë, në orën 05 të mengjesit.
Vendimi vlen edhe për farmacitë dhe dyqanet ushqimore.
Kryeministri tha se do të ketë masa më të ashpra për ata që nuk u binden urdhrave të ndalim qarkullimit. Ndërkohë kryeministri ka nxjerrë edhe ushtrinë në rrugë me autoblinda.
MESAZHI I RAMES
? NGA NESËR REGJIMI I LËVIZJES NDRYSHON, SEPSE NUK KEMI ASNJË ORË E JO MË DITË PËR TË HUMBUR ME EDUKIMIN E TË PABINDURVE, TË CILËVE SHUMË SHPEJT DO TË DETYROHEMI T’UA KTHEJMË ME TË NJËJTËN MONEDHË, JO VETËM DUKE I NDËSHKUAR ME GJOBAT E SANKSIONET NË FUQI PO EDHE DUKE U NDËRPRERË ÇDO LLOJ NDIHME E SHËRBIMI SHTETËROR!
THIRRJET PËR MIRËKUPTIMIN E TYRE PO MBAROJNË!
? NGA NESËR ORARI I LËVIZJES DO TË JETË 05.00 – 13.00! KY DO TË JETË NË VIJIM EDHE ORARI I PIKAVE TË SHITJES SË USHQIMEVE, ILAÇEVE APO SHËRBIMEVE BANKARE, SI EDHE ORARI I PUNËS SË PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS.
? NGA NESËR NË ORËN 13.00, GJATË GJITHË DITËS SË DIELË, DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, DO TË JETË GJITHÇKA E MBYLLUR, NË TË GJITHA QENDRAT URBANE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. NË RRUGË DO TË JENË VETËM FORCAT E POLICISË, USHTRISË, NJËSIVE KRITIKE TË SHËRBIMEVE SHTETËRORE DHE ATYRE TË KOMPANIVE MEDIATIKE!
KJO ËSHTË LUFTË DHE ARMIKU NUK PO LARGOHET, POR PO AFROHET ÇDO MINUTË! PRANDAJ BLIDHENI MENDJEN BASHKË ME MUA QË DUHET TË SHTRËNGOJMË ÇDO DITË VIDAT E ZINXHIRËVE MBROJTËS, NËSE NUK DUAM TË NA GRIJË SI HELMI MIZAT!