Në 5 mars betohej se do rrëzonte Ramën, sot betohet për të shpëtuar “kokën” e Ramës

Alban Zeneli, kandidat i PD në zgjedhjet e 2017-ës në Kukës, është një ndër 7 deputetët që sot mori mandatin në parlament. Mes shumë kandidatëve që pranuan të dalin kundër vendimit politik të opozitës, Zeneli është rasti më ekzemplar.

Në protestën e opozitës më datën 5 mars para Kuvendit, Zeneli ishte ndër oratorët më aktiv. Ai mori mikrofonin dhe deklaroi para demokratëve se nuk kishte për të pranuar asnjë herë mandatin. Madje shau edhe kandidatët e tjerë që pranuan diçka të tillë duke i cilësuar të blerë, të shitur dhe tradhtar të idealeve të PD dhe të opozitës.

Foli më ashpër se gjithë deputetët e tjerë të PD-së dhe u betua se së bashku me demokratët e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë do të rrëzonte Edi Ramën në pushtet.

Por premtimi i tij nuk zgjati më shumë se 5 ditë. Në datën 10 pranoi se do të merrte mandatin dhe fiku telefonin për gjithë votuesit që i kërkonin llogari. Sot  Zeneli qëndron në parlament duke u mbrojtur me tezën se aty mund t’i mbrojë më mirë interesat e qytetarëve që e kanë votuar.

Më 5 mars kam thënë që qeveria Rama duhet të ikë një orë e më përpara. Nuk i heq asnjë presje atij mendimi. Kam thënë që mandati nuk është i imi dhe as i zotit Noka, por i qytetarëve. Prap nuk kam ndryshuar mendim. Mandati është i qytetarëve që më kanë votuar edhe mua dhe zotin Noka. I vetmi ndryshim është se unë mendoj se: Interesat e qytetarëve që na kanë votuar, unë si Alban mund t’i mbroj më mirë brenda Parlamentit shqiptar me statusin e Parlamentit, sesa në rrugë. Jetojmë në një sistem tjetër, ku shqyqyr Zotit duhet të kemi mendim ndryshe. E para ne jemi njerëz, shyqyr që jemi njerëz dhe ndryshojmë. Jam konsultuar me miqtë e mi dhe votuesit e mi. Gjicin nuk e kam konstatuar në asnjë rast”, u shpreh Zeneli.

Ky është transformimi më skandaloz i një personi që pretendon se është politikan karriere. Në datën 5 betohej se do të “rrëzonte Edi Ramën nga pushteti”. Ndërsa sot betua në Kuvend për të shpëtuar “kokën” e Ramës dhe qeverinë nga rrëzimi.

Në mënyrën më flagrante dhe tallëse për votuesit dhe opinionin deputetët të tillë kanë nisur ta quajnë veten opozitarë.

http://www.kohajone.com/2019/03/13/ca-turpi-me-keta-deputetet-rinje-te-opozites/

SHKARKO APP