”Në 6 mars për të fituar”, Kryemadhi: Politikisht fushata do të drejtohet nga grupi i Rithemelimit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi flet për koalicionin me Sali Berishën, por nuk lë pa thumbuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa shprehu bindjen në fitoren e kandidatëve të koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, në një intervistë për ”Report Tv”, ajo tha se në Shqipëri ka vetëm një njeri që hyn në garë për të humbur.
”Kërkesa në fakt është dorëzuar dje, pavarësisht se ka qenë para afateve kohore. Se duheshin regjistruar të gjitha partitë politike, 11 partitë politike më pas regjistroheshin koalicionet. Duke pasur parasysh për të mbyllur një proces për të mos krijuar asnjë lloj aludimi dhe për të ecur sa më shpëjt që dhe kandidatët të fillonin proceset e tyre.
Ne nuk do të kemi kandaditatët tanë, këto janë kandidatët e grupit të Rithemelimit të cilët kanë ardhur si rezultat i primareve. Lider politik i këtij koalicioni edhe në marrëveshje është vetë grupi Rithemelimit, janë ata që do të drejtojnë fushatën politikisht në aspektin e tezave politike, angazhimeve politike, ndërsa LSI-ja është instrumenti i regjistrimit të kandidatëve së bashku me Partinë Demokristiane në KQZ.
Për të lehtësuar një proces burokratik. Kjo nuk do të thotë që LSI-ja nuk do t’i bëjë thirrje të gjithë qytetareve apo dhe të gjithë mbështetësve të saj në të gjashta bashkitë për t’u drejtuar drejt kutive në 6 mars për të votuar atë kandidat në të cilin ata gjejnë veten”.
Pse morët këtë vendim për kandidatët e Komisionit të Rithemelimit dhe nuk dolët me kandidatët tuaj?
Ka të bëjë me unifikimin e opozitës përballë kandidatëve të Rilindjes dhe dhënia e mundësisë qytetarëve për të pasur një qeverisje ndryshe. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, grupi i Rithemelimit, mjafton të shikosh balancash shumica dërrmuese e Partisë Demokratike është me grupin e rithemelimit, kush kërkon të bëjë demagogji është si të fusësh minaren në xhep. Përsa i përket anës së teknilatiteve ka negociuar Zoti Vasili dhe Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm.
Si e shikoni këtë garë? Cilat janë objektivat tuaj?
Nuk ka njeri që hyn në garë për të humbur. Vetëm një kemi që hyn në garë për të humbur. Që i bën llogaritë për të humbur sepse fiton më shumë duke humbur sesa fitojnë mbështetësit e tij. Normal që kandidatët e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë” hyjnë për të fituar.
Bashkëpunimin me Berishën e keni vetëm për zgjedhjet e 6 marsit?
Është një bashkëpunim teknik. Është bashkëpunim teknik që ka të bëjë me procesin administrativ. Ky nuk është një proces me Berishën ështëme grupin e rithemelimit.
Unë me zotin Berisha nuk jam takuar. Jam takuar dhe kam komunikuar me zotin Flamur Noka. Jam takuar me Belind Kelliçi. Kam komunikuar në telefon me zotin Klevis Balliu për Lushnjen. Ne jemi të rreshtuar në opozitë kundër Edi Ramës.
Nuk bëjmë gjasme sikur jemi kundër Edi Ramës dhe ndërkohë nënshkruajmë koncesione para, tendera, leje ndërtimi nga Edi Rama. Ne jemi në ballore me të. Automatikisht ne do suportojmë çdo kandidat që është kundër Edi Ramës. Sigurisht që kemi dhe rilindjen blu, rilindja mavi dhe rilindja blu aty janë bashkë nuk na bën asnjë lloj përshtypje kjo gjë.