”Në familjen autoktone lushnjare të Ferit Gegës”, Balluku: Mikpritës të rrallë dhe përcjellës të zërit të komunitetit

Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku është pritur nga një familje lushnjare në Gegë. Teksa ka postuar foto, Balluku shkruan se familja në fjalë tregoi një mikpritje të rrallë dhe që janë përcjellës të zërit të komunitetit.
”Në familjen autoktone lushnjare të Ferit Gegës. Mikpritës të rrallë dhe përcjellës të zërit të komunitetit.
Në çdo fjali spikat dëshira dhe pasioni për vendlindjen dhe zhvillimin e saj, duke nisur nga përmirësimi i infrastrukturës në lagje e qytet, e deri tek nxitja e punësimit dhe përkrahja e atyre që kanë nevojë. Mbështetja dhe inkurajimi i tyre është një forcë e madhe për të bërë edhe më shumë”,-shkruan Balluku.