Në gjurmët e Arta Vorpsit, Jul Deda i kërkon noteres postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë

Betimi te noterja i Arta Vorpsit si anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese vijon të shkaktojë reagime të shumta jo vetëm nga klasa politike, por edhe nga personazhe publikë të cilët nuk i kursejnë batutat e tyre lidhur me këtë fakt.

Një i tillë vjen nga aktori i humorit Julian Deda, i cili teksa publikon një foto duke dalë nga noterja Miranda Xhemalçe, që firmosi sot aktin e betimit të Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese.

Më uroni fat. Meqë për Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vende bosh, vendosa të betohem për anëtar të Gjykatës së Lartë.

Ju kërkoj ndjesë për veshjen time me tuta, por meqë kalova andej thashë ta mbaroj si punë tek noterja pa shqetesuar Presidentin. Betohem se do shërbej me ndershmëri.

I juaji Julian Deda”, shkruan aktori.

SHKARKO APP