“Në Greqi u bë një mishmash”, Rama thirrje emigrantëve: Shkoni merreni me çdo kusht zarfin

Nga Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi votën edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët po përballen edhe me vështirësi për marrjen e zarfit.

Rama, përveçse u bëri thirrje shqiptarëve që të shkojnë vetë në postë të marrin zarfin me fletën e votimit, u kërkoi që të votojnë për pasaportën europiane.

“Shqiptarët e Greqisë  janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se çfarë do të thotë kjo pasaportë. Kjo nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin askush si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë. Kjo është shumë më tepër se kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata të cilët kanë kaluar malet, janë rropatur, e ata që presin sot me ankth nëse do t’u njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve. Nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar, që të mbetet si një copë letër pa vlerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. Ka edhe disa ditë kohë, është plotësisht e mundur. U bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë. Shqipëria në BE nuk do të jetë vetëm e re, por populli nuk do të jetë më i dorës së dytë”, u shpreh kreu socialistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?