Në Itali po përdoret në masë/Rakacolli: Tocilizumab e kemi në Shqipëri por…
Si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus në Itali, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike, ka nisur përdorimi i ilaçit Tocilizumab. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli këtë të hënë tha se sot se ky ilaç do të përdoret në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë
“Medikamenti që përdoret karshi artritid, përdoret për artridin dhe është tocilizumab. Ne e kemi në Shqipëri. Kriteret e përdorimit të këtij medikamenti janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv dhe në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë do tu ofrohet e gjithë sasia e nevojshme për ata persona që do u duhet të përdorin këtë medikament”.
Në Itali ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.